APK-ja kërkon ligj të ri për përcaktim të mandatit

0
5

Agjencia Kosovare e Pronës (AKP), nga 42 mijë e 715 kërkesa që kanë të bëjnë me pronën e paluajtshme private, të cilat i kanë pranuar nga paslufta e deri në dhjetor të 2007, pjesën më të madhe të këtyre kërkesave e kanë zgjidhur.

Ndërsa, kanë mbetur të pavendosura edhe 9049 kërkesa nga të cilat 329 kërkesa do të vendosen këtë javë, ndërsa do të mbesin 621 kërkesa të cilat do të përfundojnë deri në fund të këtij viti.

Megjithatë, mandati i kësaj Agjencie nuk është i përcaktuar sipas ligjit aktual, kështu ka thënë Xhevat Azemi, zëvendësdrejtor i APK-së, për KosovaPress.

“Agjencia i ka në punë 42 mijë e 715 kërkesa pjesa më e madhe e të cilave deri tani janë vendosur, kanë mbet të pa vendosura edhe 9049 kërkesa pa e përfshirë sesionin e komisionit i cili ka filluar sot dhe ku do të vendosen 329 kërkesa që do të thotë që pas kësaj jave do të mbesin të pa vendosura edhe 621 kërkesa. Planifikojmë që për dy sesionet e ardhshme diku deri në tetor të vendosen gjitha kërkesat. Mirëpo, vendosja e kërkesave është vetëm një pjesë e mandatit”, ka treguar Azemi.

Ai ka shtuar se Agjencia Kosovare e Pronës nuk e ka mandatin e kufizuar. Sipas tij, kufizimi i kohës bëhet vetëm me ligj, i cili edhe është propozuar në komision që të caktohet një datë apo një kohë kur përfundon procesi i administrimit të pronave dhe skemës së qerasë.

“Nuk ka afat të kufizim për zbatim të vendimeve, nuk ka afat të kufizimit për administrim të pronave. Momentalisht, Agjencia i ka nën administrim 12 mijë e 600 prona me kërkesë të pronarëve, prej tyre 1147 janë dhënë me qera, janë mbledhur rreth 4 milionë e gjysmë euro nga qiradhënia e këtyre pronave. Është ideja që të kufizohet edhe administrimi i pronave edhe kufizimi i skemës së qerasë, por me u bë kjo duhet të amandamentohet ligji për Agjencinë”, ka thënë Azemi.

Azemi ka shtuar se janë duke pritur që të aprovohet ligji i ri i ci li parasheh përfundimin e procesit të administrimit të pronave dhe skema e qerasë. Sipas Azemit, gjithashtu është propozuar që nga dita e hyrjes në fuqi të projektligjit, administrimi i provave të vazhdoj edhe 18 muajt e ardhshëm që do të thotë ky mandat sekondar i agjencisë, administrimi i pronave dhe skema e qerasë do të përfundojnë 18 muaj pas aprovimit të ligjit.

“Jemi në pritje të aprovimit të një ligji të ri i cili ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për dokumentet kadastrave sipas të cilës parashihet që ato dokumente t’i merr kjo Agjenci, t’i krahasoj dhe dallimet t’i gjykoj një komision i kësaj Agjencie, që do të thotë me atë projektligj parashihet që agjencia të vazhdoj me mandatin aktual deri në përfundim dhe të filloj me mandatin e ri. Në atë projektligj është paraparë edhe përfundimi i procesit të administ rimit të pronave dhe skema e qerasë”, ka theksuar Azemi.

Azemi, ka theksuar se që nga 3 dhjetor 2007 Agjencia nuk pranon kërkesa sepse në ligj afati i fundit për të pranuar kërkesa ka qenë 3 dhjetor 2007. Ai ka treguar se Agjencia është institucion i përkohshëm dhe pret që mandati i ri të caktohet konform marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Ai ka shtuar se në mandatin aktual kostoja vjetore e agjencisë ka qenë diku rreth 3.5 milionë dhe është financuar diku rreth 50 për qind nga buxheti i Kosovës dhe 50 për qind nga donacionet.

E gjithashtu edhe për mandatin e ri që beson se ligji do të aprovohet sërish, kostoja vjetore do të jetë rreth 3.5 milionë në vit, pasi që kjo Agjenci ka rreth 250 punëtor.
 

SHKËMBEJENI
Artikulli i mëparshëmDzeko 'nxehet' për Nigerinë
Artikulli tjetërUnikkatil mbajti koncertin në Zvicër
Telegrafi.com është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë, i themeluar në fund të vitit 2006. Me një laramani temash të ndryshme nga të gjitha sferat e jetës dhe dizajn atraktiv, portali shumë shpejtë ka depërtuar në zemrat e shfrytëzuesve shqiptarë të internetit.

ASNJË KOMENT

PËRGJIGJUNI