Ngritën çmimet e prodhimit

0
27

Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën për 1.0 për qind në mes të tre mujorit të fundit të vitit 2013 dhe tre mujorit të parë të këtij viti. Ndërsa krahasuar me tre mujorin e parë të vitit 2013 çmimet e prodhimit pësuan rënie në një mesatare prej -1.0 për qind.

Këto janë të dhënat në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të publikuara në raportin “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit” të tre mujorit të parë të parë të këtij.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e mineraleve metalike (7.0 për qind), prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (5.4 për qind), prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (1.8 për qind), prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (1.4 për qind), përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (1.0 për qind), furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (0.2 për qind), prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.1 për qind) dhe industria e tekstilit (0.1 për qind).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (-10.8 për qind), prodhimi i makinave dhe pajisjeve (-5.6 për qind), industria e veshjeve dhe gëzofëve (-4.1 për qind), prodhimi i brumit të letrës dhe artikujve prej letre (-4.0 për qind), botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatike (-2.8 për qind), prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-1.4 për qind), prodhimi i kemikaleve dhe produkteve kimike (-1.0 për qind), përpunimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej druri (-0.8 për qind), prodhimi i metaleve (-0.7 për qind), industri të tjera nxjerrëse (-0.3 për qind) dhe industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (-0.2 për qind).

ASNJË KOMENT

PËRGJIGJUNI