Kreu Forum Jeta dhe vdekja Historia Adem Jashari

Kjo teme permban 9 replies, ka 9 zera, dhe postimi i fundit eshte nga  kuqeziperjet 7 vite, 5 muaj me pare.

Duke pare 10 postime - 1 ne 10 (nga 10 ne total)
  • Author
    Posts
  • #271762

    Vranina
    Participant
    Fenomenale jane njerezit e vecante, te cilet me veprat dhe bemat e tyre lene gjurme te pashlyeshme ne momente te caktuara te historise.
    Nje fenomen i tille, me permasa te piedestalit jo vetem kombetare, eshte ADEM SHABAN JASHARI, i lindur ne Prekaz te Drenices, me 28 nentor te vitit 1955 dhe i rene ne pavdekesi me 6 mars te vitit 1998, po ne Prekaz. Shkrimet e deritanishme qe jane publikuar per Adem Jasharin, pervec ne raste te vecanta, nuk lene pershtypjen e analizave te thella studimore, ne pasqyrimin me pergjegjesi dhe njohuri profesionale te ketij fenomeni unikat, jo vetem ne historine shqiptare. Per me teper, shumica e shkrimeve te deritanishme, jane shenime te zakonshme jeteshkruese, ne te cilat verehet qasja uniforme, stili i renduar me figura tejet te pergjithesuara dhe mjaft te konsumuara ne letrat tona. Permasat heroike, sakrifikuese, te Adem Jasharit dhe te Jashareve te tjere te Prekazit, tani deshmore te kombit, jane permasa te vecanta, unikate ne historine e qyteterimit boteror.
    Akti i heroizmit vetesakrifikues te JASHAReVE eshte akt fenomenal dhe si i tille i takon nje tipologjie se vecante studimore shkencore.
    Fenomeni Adem Jashar, eshte fenomen sui generis, fenomen qe i tejkalon permasat kombetare e rajonale, eshte fenomen qe mund te paraqitet vetem njehere ne historine e qyteterimit, ose njehere gjate disa shekujve. Duke folur per fenomene te tilla, studiuesi i vemendshem i etnopsikologjise shqiptare dr. Kriste Maloku, ne studimin e tij Shteti apo kombi? shkruar ne vitet e tridhjeta te shekullit njezet, nder te tjera ka shkruar: Shpetimtari i kombit duhet te kete fantazi krijuesi si Platoni, … entuziazem djalerie si Alkibiadi, vullnet veteflijues si Sokrati. Por kesi shpetimtaresh te kombit nuk mbijne aq lehte ne Shqiperi e as tjeterkund, sepse Zoti i dergon ata vetem njehere brenda qindra e mijera vjetesh. Dhe, i dergon vetem si nje kurorezim te nje pune te gjate kombetare, plot orvatje e mundime, si nje lulezim te shkelqyeshem mbi gjethe, gjemba e ferra te nje kopshti te kulturuar kombetar. Kriste Maloku, Shteti apo kombi, botuar ne revisten Dardania Sacra nr.4 Prishtine 2002,f.74. Ky konstatim vegimtar i Kriste Malokut, perputhet ne teresi me pershkrimin qe ai i bente shpetimtarit, heroit te nje kohe te caktuar historike.
    Vecantia tipike e ketij fenomeni i ka specifikat e veta ne kohe dhe ne hapesire. Rrefimi per luften, qendresen dhe sakrificen e Adem Jasharit, Hamez Jasharit, Shaban Jasharit dhe te JASHAReVE te tjere ne Prekaz, me, 5.6 dhe 7 mars te vitit 1998, eshte rrefimi me trondites, ne te njejten kohe rrefimi me krenar dhe me i sublimuar nga te gjitha rrefimet e tjera te luftes dhe te sakrifices njerezore, te kryera ne emer te idealit te lirise, ne emer te clirimit nga makineria me e tmerrshme qe ka sunduar ndonjehere ne bote. Filozofi me i madh idealist gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, ne vepren madhore “Fenomenologjia e shpirtit” ne kapitullin, Perendite dhe njerezit, nder te tjera ka shenuar: Forcat e pergjithshme disponojne ne vetvete shenjen e individualitetit, e cila eshte e lidhur me principin e veprimit.
    Nga kjo del se vepra e tyre manifestohet si veprim i lire, i cili pergjithesisht rrjedhe prej tyre. Keshtu kane vepruar perendite, keshtu veprojne edhe njerezit*.( Hegel Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.)
    Pikerisht ne suaza te ketij perkufizimi filozofik te Hegelit, duhet zberthyer frymen e principit te jetes dhe te vepres se Adem Jasharit, te Anteut te kohes sone, i cili u perball me forcen e brutalitetit barbar, per te ngadhnjyer mbi ate force djallezore, me aktin e qendreses dhe te heroizmit unikat, te paperseritshem ne historine e qyteterimit.
    Fenomen unikat veteflijues
    Fenomeni Adem Jashar, ka ndodhur vetem njehere, ka ndodhur ne kohe dhe hapesire te caktuar, ka ndodhur ne momentin vendimtar te historise sone. Fenomeni i tille nuk mund te perseritet. Ai eshte unikat, origjinor, autentik.
    Per ta sjelle ne jete Adem Jasharin dhe per te bere te tille cfare ishte, natyra ishte treguar e pa kursyer. Ai ishte shtathedhur, i tille si Akili, apo Gjergj Kastrioti. Hyji e kishte pajisur me mendje te kthjellet, me gjykim te shendoshe dhe me veti veteflijuese, ne mbeshtetje te se mires dhe urrejtje kunder se liges. Nga historia kombetare i kishin lene mbresa te vecanta rrefimet per Bajram Currin, cerciz Topullin, Oso Kuken, Azem Galicen e Selman Kadriun.
    Njezimi i fuqise fizike dhe mendore ne qenien e tij perbente teresine harmonike, te mbushur perplot me impulse pozitive, per te perballuar me sukses sfidat me te cilat e ballafaqoi koha.
    Fenomeni Adem Jashar, nuk do t` ishte ne ate permase i kompletuar, po te mos ishte i biri i Shaban Jasharit, nje burre trim dhe atdhetar i kulluar, dhe biri i nene Zahides, nje grua amazone shqiptare. Nuk do te ishte fenomen me permasa te tilla po te mos e kishin mbeshtetur ne castin vendimtar: vellezerit, bashkeshortja, te afermit dhe tere familja e ngushte dhe e gjere, ne momentin permbarues te bemes se tij heroike. Nuk do te ishte me permasa te tilla fenomenal, po te mos ishte lindur ne Prekaz te Drenices, pikerisht me 28 nentor te vitit 1955.
    Ne tiparet e fizikut te tij, hetojme te gjitha vijat karakteristike te fytyres, te flokeve, te hundes dhe te syve, krejtesisht identike me tiparet e Lekes se Madh. Po te veme perballe skulpturen e Lekes se Madh te punuar nga skulptori grek, 2300 vjet me pare dhe po ta krahasojme me fizikun e Adem Jasharit ne moshen e tij 35 vjecare, do te verejme elementet me identike te mundshme te ngjashmerise, sikur ndodh jo rastesisht me ngjashmerine ne mes njerezve te nje race. Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton force, qendrese, heroizem, patos revolucionar, pathyeshmeri. Ne figuren e tij jane sintetizuar te gjitha elementet shpirterore dhe fizike me permasa te vecanta.
    Haperimi i tij krijon pershtypjen e haperuesit historik, te Marathonomakut te Madh, lajmetarit, luftetarit, veteflijuesit, projektuesit te lirise dhe beresit te fitores. Me 5.6. dhe 7 mars te vitit 1998, Adem Jashari i kishte kenduar lirise, i kishte kenduar tokes shqiptare, e cila edhe pse kishte filluar te digjej nga piromania sodomiste sllave, edhe pse do te lahej ne gjakun e mijera deshmoreve e martireve, qysh atehere kishte filluar frymemarrjen e lirise.
    Parashikimi i Nostradamusit per Njeriun e Madh
    Fenomeni Adem Jashar, i perket profecive te parashikuesve me te njohur te historise se qyteterimit. Rrefimi historik per Adem Jasharin, duke e krahasuar ate me personazhe te caktuara te Bibles apo te rrefimeve te tjera para antike dhe te kohes antike si, Anteu, profeti Job, Juda Makabe, Spartaku e shume te tjere, eshte rrefim qe ne shume segmente i tejkalon tregimet e mocme mbi trimerine, qendresen, vendosmerine dhe vetesakrificen. Rrefimi mbi bemat dhe qendresen e Adem Jasharit, ne menyre vegimtare eshte prezantuar edhe ne parashikimet profetike te Mishel Nostradamusit, i cili ka parapare me saktesi shume nga reniet e ngritjet ne historine e njerezimit.
    Ne nje katrene te Nostradamusit per Njeriun e Madh, thuhet:
    Veprat e vjetra do te perfundojne Dhe nga catia e keqja do te bjere mbi Njeriun e Madh. Parshikues te medhenj, OMSCA,Tirane, 1999, faqe 145. Po t`i analizojme me vemendje keto dy vargje, ne kontest te kohes dhe hapesires sone historike, do te zberthejme enigmen parashikuese te Nostradamusit. Me aktin luftarak e veteflijues te Adem Jasharit dhe te JASHAReVE, me 7 mars te vitit 1998 ne Prekaz, perfunduan veprat e vjetra, perfundoi skllaveria dhe rrojtja zvarranike, perfundoi deliri i rrojtjes nentoke, i jetes se ngjashme me jeten e urithit.
    Dhe, per te perfunduar pergjithmone e vjetra shekullore skllaveruese:
    Nga catia e keqja do te bjere mbi Njeriun e Madh. catia e Kulles se Adem Jasharit ishte pershkuar me zjarrin e te gjitha armeve shfaruese te artilerise se Mabusit, (Milosheviqit). Zjarri i predhave armike ra, jo vetem mbi catine e kulles se Njeriut te Madh, por edhe mbi te gjithe Jasharet qe qendruan ne Keshtjelle.
    Gjithnje duke analizuar profecite e Nostradamusit do te hasim edhe ne vargje te tjera mjaft kuptimplote: Nje vrasje aq e eger, sa askush nuk mbeti i gjalle! Vepra e cituar faqe 126. Edhe ky konstatim vegimtar, sado qe duket i pergjithesuar dhe mund te korrespondoje edhe me shume ngjarje te tjera te mizorishme, qe kane ndodhur dhe ndodhin kudo ne bote, te perkujton te vecanten e profecise, se Nostradamusit, faktin real se, me 7 mars te vitit 1998 ne Kullen e Qendreses historike shqiptare, ne Prekaz, asnje keshtjellar nuk mbeti i gjalle, mirepo pikerisht ate dite, filloi shembja e pergjithmonshme e sundimit te satanait serb ne vendin tone.
    Fenomeni i perjetesise
    Fenomeni Adem Jashar, ne historine tone me te re, ne ndergjegjen e liridashesve shqiptare, eshte ngulitur jo vetem si kult qe simbolizon trimerine, vendosmerine, sakrificen, po mbi te gjitha eshte simbol unikat i fuqise dhe i vitalitetit kombetar, simbol i perseritjeve ciklike te ngritjeve shqiptare, pas renieve te shumta. Adem Jashari eshte Mesi i realizuar, eshte shpetimtari qe e kemi pritur me shekuj, eshte udherrefyesi dhe shembull dhenesi realist i lirise.
    Epiqendra e heroizmit dhe qendreses shqiptare sot, nuk mund te mendohet pa ideatorin dhe projektuesin e Ushtrise clirimtare te Kosoves, Adem Jashari. Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon te mbetet burim i frymezimit me te fisnikeruar kombetar per te gjithe shqiptaret liridashes dhe me gjere. Vizita, qe shqiptaret, por edhe shume liridashes e humaniste te tjere nga mbare bota i bejne Kulles se Jashareve, tani ne Kompleksin Memorial Kombetar, ne Prekaz, eshte tregues se pikerisht ne qender te Shqiperise po perjetesohet nje vendpelegrinazh i ri i botes shqiptare, nje vend i shenjte jo vetem i Shqiperise. Fenomeni Adem Jashar po ngrihet ne monument perjetesie fizike e shpirterore, jo si mit mesjetar, jo si legjende e rrefimeve tradicionale mitologjike, por si nje personazh i vecante dhe realist i historise me permasa po ashtu tipike realiste, sepse vepra dhe heroizmi i tij shenuan piedestalin, preken majat ku nuk arrijne dot as legjendat, shenuan infinitet, pertej te cilave pushon fjala. Ne te gjitha segmentet studimore, ne te gjitha format e krahasimit dhe te pershkrimit, fenomeni Adem Jashar, imponohet para se gjithash me origjinalitet, imponohet me vecanti tipike te nje tipologjie autentike ne paraqitje, qe mberthen ne vetvete te gjitha pershtresimet universale te Njeriut, i cili jo rastesisht kishte sfiduar terrin, barbarine, dhunen, jo rastesisht iu kishte kundervene ushtrise gjakatare te Mabusit (Milosheviqit) te kohes.
    #271771

    kuqeziperjet
    Participant

    posht Milloshevici Dhe Raca E Tij E Felliqur………………te Mallkuar Qofshin Ata Qe Kan Lenduar Popullin Shqiptar.

    #271770

    kuqeziperjet
    Participant

    posht fara e felliqiur serbe

    #271769

    drenicaku92
    Participant

    hero i madh eshte Adem Jashari dhe familja heroike Jashari

    #271768

    skampinianus
    Participant

    Po eshte nje nder heronjte me te rendesishem bashke me Shaban Polluzhen duhet te zene nje vend te vecante ne historine tone

    #271767

    shiu
    Participant

    👿Ne shqiptaret duhet te kemi jo nje ,por disa ose me sakte shume te tille…

    1. LIRIA NUK DHUROHET POR FITOHET!!!!!!!Capichi?:evil:
    #271766

    ronaldo
    Participant

    millosh o qen

    #271765

    timetraveler
    Participant

    Dirty ****ing serbians!Adem Jashari, hero i vertet shqiptar.

    #271764

    nacionalisti
    Participant

    Komandanti Legjendar Eshte Edhe Legjenda E Brezave Qe Dote Vijn Qe Kur Dote Lexojn Per Ushtrin E Tij Heroike Uck Lavdij Komandantit Legjendar Adem Jashari Dhe Betohemi Se Amanetin E Tij Dota Cojm Ne Vend Bashkimin E Shqiperis Nene Qe Komandanti E Deshti Aq Shum Sa Qe Edhe U Flijua Per Ate Qellim Andaj Lavdij Roft Uniteti Kombetar Lavdij Gjith Deshmoreve Te Kombit Roft Shiperia Nene

    #271763

    Pretty Witch
    Participant

    Hero i madh, qe ze nje nga vendet me te rendesishme ne historine e Kosoves.
    Nje shqiptar i vertete, qe luftoi per atdhe dhe nuk e kurseu as jeten e vet per te.
    Fjalet nuk mjaftojne per te treguar rendesine e ketij njeriu te madh.

Duke pare 10 postime - 1 ne 10 (nga 10 ne total)

You duhet te identifikoheni per tju pergjigjur kesaj teme.