Shqipëria 2 vëzhgues në Krime

0
3

Tiranë, 9 mars – Qeveria shqiptare do të dërgojë dy vëzhgues në rajonin e Krimesë në Ukrainë, në kuadër të misionit të OSBE-së që do të monitorojë nga afër situatën në kufirin me Rusinë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë qeveria, e cila njofton se do të japë kontributin e saj.

“Me kërkesë të Ukrainës dhe në zbatim të Kapitullit iII të Dokumentit të Vjenës mbi Masat e Ndërtimit të Besimit dhe Sigurisë të vitit 2011, ky mision përbëhet nga më shumë se 25 vende anëtare të OSBE-së, ku përfshihen SHBA, vende Evropiane, si dhe përfaqësues të Qendrës për Parandalimin e Konflikteve të OSBE-së”-thuhet në deklaratën për shtyp, transmeton BW.

Ky mision vëzhgimi bazohet në një nga mekanizmat më të rëndësishëm të OSBE-së për ndërtimin e mirëbesimit dhe përfshin inspektime dhe misione vëzhguese në territorin e një vendi anëtar të organizatës që ka forca të armatosura.

ASNJË KOMENT

PËRGJIGJUNI