Politika

Qeveria, 198 milion lekë fond shtesë për Min. e Financave

20140625230220.jpg
Shekulli

198 milionë lek është shifra e fondit që do ti shtohet Ministrisë së Financave, një fond që do të përballohet nga buxheti i shtetit. Qeveria vendosi sot gjatë mbledhjes së qeverisë që kjo shifër do ti shtohet programit mbi “Menaxhimin e të ardhurave tatimor”, nën zërin “Shpenzime kapitale”.

Fondi do të merret nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.  Ky venim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Qeveria vendos ti shtojë një fond prej 198 milionë lekë Ministrisë së Financave. Në vendimin e marrë  në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, kjo shifër shtohet në programin “Menaxhimi i të ardhurave tatimore”, në zërin “Shpenzime kapitale”.  Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

E.H/

 

Rreth autorit

Shekulli

Shekulli

Shekulli, portali i pavarur për informim të besueshëm. Kudo që ju ndodheni!

Komentoni