Politika

Kadeli tërhiqet: Nuk kam kërkuar largimin e ministrit Tahiri

spot26036-32611-kadeli_terhiqet_nuk_kam_kerkuar_largimin.jpg

Suksesi i arritur nga forcat e policisë për të ndërhyrë në Lazarat pas rreth 20 vitesh, duket se i ka “detyruar” deputetët e LSI-së që të tërhiqen mbrapsht në kërkesën e tyre.

Ministri Saimir Tahiri ishte shumë i kritikuar në opinionin publik në lidhje me rritjen e trafikut të drogës si dhe shpërthimet e shumta me eksploziv, ngjarje të cilat ditët e fundit kanë pësuar rënie.

“Unë e kam thënë në kohën dhe momentin e duhur dhe i përmbahem kësaj deklarate. Deputetët e LSI-së së shpejti do marrin një iniciativë, ku do t’i drejtohen kryeministrit Rama për largimin e të paktën një ministri. Jo më pak se 12 deputetë kanë vendosur të largohet një prej ministrave të kabinetit, për performancë të dobët, për mungesën e komunikimit me deputetët, duke mos qenë në rolin e duhur për të qenë pranë votuesve shqiptarë, pranë atyre që na kanë zgjedhur. Është me rëndësi që në Kuvend të mishërojmë zërin e votuesve. Asnjë nga deputetët e LSI-së nuk ka hyrë në zyrat e ministrave për zgjidhjen e problemeve të tyre, por të komunitetit”, thotë Kadeli.

Rreth autorit

Gazeta START

Gazeta START

Gazeta Start është një media e pavarur, e themeluar në vitin 2006 me dëshirën për të qenë një media ndryshe nga të tjerat. Ne nuk vrapojmë për të arritur majat, por ecim me hapin e duhur për të qenë një faqe informative me lexues besnikë.

Komentoni