Shqipëria

Shëngjin, kryekomunari i PD-së debaton me Gjermenin: Plazhin e pastrova vetë, pa ushtri

salvador-300x225.jpg

Gjatë vizitës në Shëngjin, ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, e shoqëruar edhe nga prefekti Ndrec Dedaj, ka pasur një debat e  kryekomunarin demoktrat të Shëngjinit, Salvador Kaçaj. Ky i fundit është përpjekur të mohojë punën e ushtrisë për pastrimin e plazhit. Ai ka tentuar të japë mesazhin se Shëngjini gjithnjë ka qënë i pastër dhe me ujëra të kulluara.

Gjermeni i ka kërkuar atij që më parë se të ankohet për ato që ska, të thotë faleminderit për shërbimin që iu bë Shëngjinit, për plazhin që kurrë ska qënë më i pastër se këtë radhë. Kaçaj e ka pranuar këtë si një fakt të zakonshëm dhe duke vazhduar të flasë me zë të ulët.

Kundër Kaçaj dhe këmbënguljes së tij, ka dalë edhe Prefekti i Lezhës.

Kësisoj, biseda, në dukje paqësore, krijon një tension të brendshëm ndërmjet ministres dhe kryekomunarit, që qartësisht, për hir të interesave partike që mbron, nuk pranon se puna e bërë nga qindra ushtarakë në mijëra metra katrorë plazh ndihmoi atë që ka bërë komuna e vogël e Shëngjinit me njerëzit dhe mjetet e saj modeste.

Ja çfarë i thanë njeri tjetrit, ministrja Eglantina Gjermeni dhe kryekomunari Salvador Kaçaj, në bisedën ku u përfshinë edhe Prefekti Ndrec Dedaj dhe Sekretari i Prefekturës, Altin Jaku.

 Kreu i komunës, Kaçaj: Shëngjini, ka qënë 69 km larg Tiranës”¦

Ministrja Gjermeni: Mos ta diskutojmë atë. Ne erdhëm për të monitoruar. Pastrimi i plazhit është bërë më mirë se çdo herë.

Kaçaj: Shembullor.

Gjermeni: Pra, duhet filluar një herë nga gjërat e mira.

Kaçaj: Po ka qënë edhe vjet, është edhe këtë vit.

Gjermeni: Kaq i mirë sa këtë vit nuk besoj se ka qënë.

Prefekti Deda: Ska qënë!

Kaçaj: Si nuk ka qënë?!

Gjermeni: Nuk pate asnjë ndihmë, as me ushtrinë, as me Agjencinë e Bregdetit?

Kaçaj: Kanë ardhur , po skam pasur nevojë.

Deda: Je njeri me dy standarte, se më ke thënë vetë, që punën që këtë vit e ka bërë ushtria, se ka bërë kurrë.

Kaçaj: Në Shëngjin, në plazhin kryesor?!

Deda: Po, ti vetë më ke thënë se është bërë një punë e shkëlqyer. Tregohu i sinqertë.

Kaçaj: Tani besoj se ti po bën shaka. Pastaj ti ske qënë fare këtu kur është bërë pastrimi i ushtrisë.

Sekretari i Prefekturës, Jaku: Ka qënë , sepse si përfaqësues i prefektit kam qënë gjithë ditën këtu.

Kaçaj: Edhe kanë qënë mbeturinat në zonën ballore?!

Jaku: Në zonën nga Rafaelo e tutje, deri në Kunë, ka qënë plot me mbeturina.

Kaçaj: Nga Rafaelo e në Kune po bëj një vit që jam duke bërë ujërat e zeza dhe rruga është e hapur.

Gjermeni:Po taks-forca për menaxhimin e sezonit turistik?

Kaçaj: Ia kam thënë taks forcës , kanë qënë këtu në Shëngjin.

Jaku: Kam përshtypjen se ajo situatë mund të zgjidhej më një telefonatë në mënyrë shoqërore, se në mënyrë zyrtare nuk zgjidhet sepse është repart ushatarak e çdo vit është zgjidhur në mënyrë shoqërore.

Kaçaj: Këtë vit do të ketë më shumë turistë se vjet. Më ka thënë pronari i Rafaelos, Mark Gjini, se ky është bregdeti më i pastër në bazë të matjeve dhe ujit të pastër. Është i vetmi bregdet që nuk derdhen ujërat e zeza brenda. I vetmi! Madje më kanë ardhur dhe statikat që kishte nxjerrë Tare. / ORA NEWS

Rreth autorit

Gazeta Dita

Gazeta Dita

Gazeta Dita, e përditshme info-analitike.

Komentoni