Shqipëria meriton të jetë në BE

0
1

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim, ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ante Kotromanović. Ministri Kotromanović i shprehu Kryeministrit mbështetjen e fortë të Kroacisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe bindjen se Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat.

Kroacia, u shpreh Ministri Kotromanović, është gjithashtu mbështetëse e integrimit europian të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Kryeministri Rama vlerësoi modelin integrues të Kroacisë, ndërsa theksoi dëshirën dhe nevojën për të përfituar nga praktika e suksesshme kroate, në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Në takim u shpreh gjithashtu interesi i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes.

ASNJË KOMENT

PËRGJIGJUNI