Florenc Hoxha në arrest shtëpie

0
16

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arres shtëpie” për kreun e Inspektoriatit Urbanisitik Ndërtimor të Bashkisë Tiranë, Florenc Hoxha.

Hoxha u arrestua dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në seancën e sotme gjyqësore, avokati mbrojtës, Ivi Kaso, tha se Prokuroria nuk kishte asnjë provë, ndaj klienti i tij u la në arrest shtëpie.

“Më datë 19.06.2014 nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policinë e Tiranës u realizua ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për shtetasin Florenc Fatmir Hoxha, 37 vjec, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” .Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës datë 19.06.2014 u krye në bazë të urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Materialet ju kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiran딝 informoi policia e kryeqytetit në një komunikatë për mediat.

Kreu i INUV,  Florenc Hoxha, u vu në pranga rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të enjtes nga efektivët e policisë së kryeqytetit.

Arrestimi i Florenc Hoxhës ka lidhje me katër denoncime të bëra në tri raste nga qytetarët dhe në një rast nga Drejtoria e policisë së Tiranës në adresë të tij gjatë muajve të fundit. Për tri raste kallëzimesh, Hoxha ishte në hetim prej disa muajsh nga Prokuroria e Tiranës, ku dhe është thirrur dhe marrë në pyetje dy herë gjatë hetimeve paraprake. Në një rast ai akuzohet se ka shembur ndërtim me leje, kurse në raste të tjera ka toleruar shtetas dhe kate pa leje, pasi dyshohet se ka marrë pagesa nga pronarët e këtyre ndërtimeve.

ASNJË KOMENT

PËRGJIGJUNI