Shëndeti

Si tu shpëtojmë ëmbëlsirave?

spot26525-33256-si_t_u_shpetojme_embelsirave_.jpg

Janë të ndryshme arsyet që na shtyjnë drejtë tyre. Ëmbëlsira është vërtetuar që kthehet shumë shpejt në varësi. Por kush e shkakton këtë varësi?

Sipas një studimi të fundit është pikërisht stresi ose ankthi ai që i shtynë njerëzit drejtë ëmbëlsirave. Janë krysisht femrat ato që tërhiqen më shumë prej tyre.

Po i njëjti sdudim i publikuar së fundi në Shtetet e Bashkuara na sugjeron që mënyra më e mirë për të luftuar varësinë ndaj tyre është të konsumojmë sa më shumë kos dhe banane.

Kosi dhe banania kanë në përbërjen e tyre triptofan, i cili stimulon hormonin e serotoninës, hormon që redukton ankthin.

Një tjetër mënyrë për të luftuar varësinë ndaj ëmbëlsirave është dhe të ushqehemi me orar e të mos kapërcehen vaktet.

jithmonë vihet në dukje së mëngjesi është vakti më rëndësishëm i ditës, dhe duke patur një mëngjes të bollshëm më fibra e proteina është një fillim i mbarë i ditës.

Varësia ndaj ëmbëlsirave lidhet në shumë raste më çokollatën dhe pavarësisht se studimet tregojnë se çokollata është një ndër ushqimet më të shëndetshme, sërisht duhet të kemi parasysh faktin të bëjmë kujdes më konsumin e saj, për shkak të sheqerit të lartë që përban. Një zgjidhje alternative mbetet edhe çokollata e zezë, pa sheqer.

E.G/

Rreth autorit

Gazeta START

Gazeta START

Gazeta Start është një media e pavarur, e themeluar në vitin 2006 me dëshirën për të qenë një media ndryshe nga të tjerat. Ne nuk vrapojmë për të arritur majat, por ecim me hapin e duhur për të qenë një faqe informative me lexues besnikë.

Komentoni