Sport

Alonso, lamtumirë kombëtares pas Botërorit

spot26050-32627-alonso_lamtumire_kombetares_pas_boterori.jpg

Sipas të përditshmes sportive “Marca”, 32-vjeçari së shpejti do ta bëjë të ditur vendimin e tij për t’u përqendruar tërësisht te Reali i Madridit.

Gjithnjë referuar gazetës spanjolle, këtë vendim Alonso e ka marrë qysh para Botërorit “Brazil 2014″.

Menjëherë pas eliminimit nga Kili në Kupën e Botës, mesfushori deklaroi se “La Roja”-s i mungoi dëshira për sukses. Por ai i ka zbutur këto akuza duke shpjeguar: “Kur fola për mungesë dëshire nuk e kisha fjalën për mungesë impenjimi apo për një grup të përçarë, por për faktin që nuk e kishim intensitetin e nevojshëm në këtë fazë finale”.

Ndërkaq, sipas “Marca”-s, trajneri Visente del Boske do të vazhdojë ta drejtojë Spanjën edhe në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

E.B/

Rreth autorit

Gazeta START

Gazeta START

Gazeta Start është një media e pavarur, e themeluar në vitin 2006 me dëshirën për të qenë një media ndryshe nga të tjerat. Ne nuk vrapojmë për të arritur majat, por ecim me hapin e duhur për të qenë një faqe informative me lexues besnikë.

Komentoni