iPhone” origjinal kushton 15 mijë dollarë

0
0

Rreth shtatë vite më parë “Applë” hyri në treg dhe revolucionoi tregun mobile.

Ai erdhi me veçori të reja, por problem i vetëm që pati ishte se nuk funksiononte me rrjetin 3 G, por vetëm me rrjetin 2G.

gjithashtu nuk kishte shumë aplikacione, krahasuar me telefonat e sotëm inteligjentë.

Gjithsesi nuk ka penguar që njerëzit të ofrojnë një shumë të mëdha për të pasur nën pronësi këtë “iPhone” që revolucionarizoi botën e industrisë dhe që ka hyri në histori si telefoni i parë inteligjent.

Në ankand është nxjerrë “iPhone” i parë në “eBay” me vetëm 4GB hapësirë të brendshme.

Sa mendoni se është çmimi i kësaj pajisjeje? Nëse doni ta keni ajo është rreth 15 mijë dollarë.

Më parë kemi parë pajisje të vjetra të “Apple”-it të cilat janë shitur në ankand me shuma marramendëse për shkak të natyrës së tyre historike.

Gjithsesi kush është i interesuar për këtë telefon shikoni në këtë listë të “eBay-t”, për të marrë më shumë detaje.


ASNJË KOMENT

PËRGJIGJUNI