Teknologjia

Google mendon të investojë në rrjet nëndetar

google-mendon-t-euml-investoj-euml-n-euml-rrjet-n-euml-ndetar_hd.jpg
Telegrafi

Google është duke e planifikuar një investim në rrjetin e ri me kabëll i cili do të kalojë nëpër Oqeanin Paqësor, ka raportuar Wall Street Journal duke përmendur njerëz të afërt me këtë çështje.

Ky veprim vjen pasi kompanitë e teknologjisë gjithnjë e më shumë dërgojnë një sasi në rritje të trafikut nëpër rrjete private, thuhet në raport.

Google përvetësoi kompani të ngjashme për kabllo në vlerë prej 300 dollarësh në vitin 2010, thuhet sipas raportit të njëjtë. Kompania më e madhe e kërkimit në botë do të përdor kabllon e re nën det e cila do të jetë e lidhur me qendrat e të dhënave në Oregon dhe Japoni, thuhet në raportin i cili është publikuar edhe nga Reuters.

Rrjetet private zakonisht përdoren për shtëpi, zyra dhe biznese, pasi që ato ofrojnë siguri për informacion jetik dhe nuk mund të qasen nga pajisjet jashtë këtij rrjeti.

Ndërsa, një rrjet publik është një lloj i rrjetit ku çdokush mund të hyjë në të, ose të lidhet me rrjetet e tjera ose në internet, nëpërmjet tij, thuhet në sqarimin e dhënë.

Një pjesë e madhe e bandwidth-it të Google është i rezervuar për rrjetin e saj privat ‘B4′, i cili transmeton emailat, videot e YouTube në mesin e të dhënave të tjera, thuhet në raport.
 

Rreth autorit

Telegrafi

Telegrafi

Telegrafi.com është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë, i themeluar në fund të vitit 2006. Me një laramani temash të ndryshme nga të gjitha sferat e jetës dhe dizajn atraktiv, portali shumë shpejtë ka depërtuar në zemrat e shfrytëzuesve shqiptarë të internetit.

Komentoni