Teknologjia

HTC do të vijë me fabletin HTC One Max?

spot26100-32680-_htc_do_te_vije_me_fabletin_htc_one_max_.jpg

Por thashethemet, bëjnë me dije se ky model i telefonit është anuluar nga vetë prodhuesi tajvanez.

Anulimi i versionit premium të telefonit “HTC One M8″ nuk do të thotë se kompania nuk do të vijë më një model të avancuar të telefonit për përdoruesit e saj.

“HTC” do të nxjerrë në treg një numër të pajisjeve të reja në muajit në vazhdim, duke përfshirë edhe një model të ri të telefonit.

Ky raport vjen nga “Phone Area” ku përmend një model të ri të pajisjeve e cila do të jetë e kategorisë fablet, dhe do të quhet “HTC One Max”.

Ky fablet do të vijë me ekranin diagonal prej 5.2 inç dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.

Gjithsesi “HTC” nuk do të jetë i zënë vetëm në krijimin e këtij fableti, por edhe për të përgatitur tabletin e ri për “Google”-in, modelin “Nexus 8″.

Rreth autorit

Gazeta START

Gazeta START

Gazeta Start është një media e pavarur, e themeluar në vitin 2006 me dëshirën për të qenë një media ndryshe nga të tjerat. Ne nuk vrapojmë për të arritur majat, por ecim me hapin e duhur për të qenë një faqe informative me lexues besnikë.

Komentoni