Teknologjia

Microsoft do të sjellë një rrip palestre që punon me Android, iPhone dhe Windows Phone

20140703180247.jpg

Siç duket, secila kompani e teknologjisë e dëshiron një pjesë të tregut të pajisjeve që mund të vishen dhe Microsoft nuk bën përjashtim.

Eksperti nga Microsoft Paul Thurrott raporton në Supersite for Windows që kompania do të lëshojë gjatë vjeshtës një rrip palestre të ngjashëm me Gear Fit-in e Samsung-ut.

Për të thuhet që është në gjendje të shfaqë njoftimet e bazuara në smartfonë, ndonëse roli kryesor i pajisjeve që mund të vishen është për përcjelljen e informacionëve të shëndetit dhe gjendjes fizike.

Thurrott thotë që Microsoft është duke kërkuar që të dallohet me këtë rrip duke e bërë atë të aftë të punojë me Android, iOS dhe Windows Phone. Kjo mbështetje për disa platforma është gjë e cila nuk është provuar nga sfiduesit e vet.

Përndryshe, rripi i shëndetit nga Microsoft pritet të punojë pothuajse njësoj sikur alternativat e tjera që janë për momentin në treg – thuhet që ndjek hapat, kaloritë e djegura, të rrahurat e zemrës e gjëra të tjera dhe do të punojë së bashku me aplikacionet në smartfonë.

Rreth autorit

Lajm Press

Lajm Press

Gazeta Lajm, Maqedoni

Komentoni