ViP

“Ali Pashë Tepelena”, goditja e re nga Geasy?

ldquo-ali-pash-euml-tepelena-rdquo-goditja-e-re-nga-geasy_hd.jpg
Telegrafi

Ylli i hip hopit shqiptar, Getoar Selimi, besohet se është duke e përgatitur një befasi të madhe për adhuruesit e tij.

 Telegrafi mëson nga burimet e sigurta pranë reperit të Babastars se një projekt interesant do ta publikohet nga Geasy.

Interesant për faktin se ai portretizohet në këtë projekt si “Ali Pashë Tepelena” dhe edhe kënga mban tekstin me këtë tematikë.

Se diçka me këtë tematikë po ndodh mund të kuptohet edhe nga dukja e Getit, i cili po i jep edhe pamjes së tij të jashtme një konotacion të tillë.

Burimet e sigurta të Telegrafit konfirmojnë se ky projekt është përfunduar dhe se vetëm po pritet momenti i duhur për t’u lansuar.

Ende ky projekt mbetet në suazat e spekulimit dhe Geasy nuk ka dashur të flasë për një projekt të tillë edhe pse nëpër faqet zyrtare të reperit e nëpër qarqet e fansave të tij ka kohë që po flitet për këtë projekt.

Geasy kohë më parë publikoi këngën e tij të re me Babastars, “High 2″ që u shndërrua në hit, por që më pas u rivalizua nga disai projekte të reperëve tjerë shqitpar për shkak të projekteve në pritje që po pret t’i lansojë Geti.

Rreth autorit

Telegrafi

Telegrafi

Telegrafi.com është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë, i themeluar në fund të vitit 2006. Me një laramani temash të ndryshme nga të gjitha sferat e jetës dhe dizajn atraktiv, portali shumë shpejtë ka depërtuar në zemrat e shfrytëzuesve shqiptarë të internetit.

Komentoni